Në pranga 42-vjeçari nga Kavaja, akuzohet për trafikim dhe shfrytëzim të një gruaje

Është arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, në Shqipëria dhe Itali.

Në pranga ka ra shtetasi me iniciale F.I., 42 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa policia bën me dije se abuzimi ka zgjatur 3 vite.

Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.

Njoftimi:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.