Indentiteti digjital/ Semanaj: Shqipëria ndjek modelin e BE-së, por duhen vite për zbatim të plotë
Nga fillimi i vitit 2026, qytetarët do të pajisen me një Identitet Dixhital, një portofol virtual në telefon që do të përfshijë të gjithë dokumentet personale si karta e identitetit, leja e drejtimit, diploma apo çertifikata të ndryshme. Kryeministri Edi Rama tha se edhe BE synon të bëjë një gjë të tillë deri në vitin 2027. Sipas tij, Shqipëria do të jetë një vit para Unionit në këtë aspekt.
Për të folur më tepër për këtë temë në në lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ishte eksperti Besmit Semanaj.
“ Kjo është një nismë pozitive. Qytetarët mund të kenë që nga firma digjitale, deri tek karta e ID, patenta, diploma, në një portofol të vetëm, në mënyrë që të kryejnë veprime si online dhe offline, me institucione shtetërore dhe private.
Shqipëria nuk është vendi I pare. Estonia ka një gjë të tillë prej dhjetra vitesh.
Unë personalisht e përdor në Austri. Pra, Austria ka një portofol digjital, Belgjika po ashtu.
Përsa I përket vendimit të BE-së, deri në dhjetor të 2026 I ka dhënë kohë shteteve, që secili prej tyre ti ketë ofruar qytetarëve një mundësi të tillë.
Para se të kalonte në këto veprime BE-ja ka miratuar një legjislacion sesi do funksionoj.
Nga ana tjetër të gjitha shërbimet që do të ofrohen nga ky portofol do vazhdojnë të ofrohen dhe në mënyrën tradicionale.
Për 2027 flitet që qytetarët do nisin ta përdorin më në masë. Bazuar në të gjitha studimet në BE do kërkoj 5 deri në 10 vite në mënyrë që pjesa më e madhe e qytetarvve të BE-së të kenë mundësi ta përdorin", u shpreh Semanaj.
