Projektligji për barazinë gjinore/ Katro: Pjesa për gjininë duhej përfshirë në ligjin e diskriminimit

Në “Drejt” nga Luan Rama, Jeta Katro, aktiviste për çështjet e grave tha se në ligjin për barazinë gjinore janë futur edhe pjesë lidhur me personat LGBT.

Katro: Problemi qëndron se shoqëria ynë hesht dhe nuk reagon. Janë familjarizuar aq shumë me këtë situatën politike se çdo gjë është bërë për të marrë projekte dhe para. Nuk dihet sesa i shërben një ligj i caktuar. Vetë gruaja është e heshtur, sepse burrat nuk kanë dashur që ta ndajnë pushtetin kurrë.

Unë bëj studime për çështjet e grave. Në arritje dhe në legjislacion jemi shumë, por nuk i mbrojmë dhe i respektojmë ligjet. Problemi qëndron këtu se kjo është futur në ligjin për barazinë gjinore. Edhe gjinitë do t’i përkasin një gjinie. Ligji i barazisë gjinore ndihmon grupet politike dhe sociale me programe. Ligji i barazisë gjinore është tjetër gjë dhe kjo duhej përfshirë në ligjin e diskriminimit.