Aksident në bypassin e Fierit, përplasen dy automjete, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 12:59
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Ford dhe një Range Rover.
Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip Ford.
E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
