I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, 49-vjeçari në Pogradec përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 12:28
Një 49-vjeçar ka pësuar dëmtime në trup pasi i shpërtheu një granatë e vjetër teksa punonte tokën me mjet bujqësor.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
I lënduari me iniciale G. Y., po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
