Arrestimi i avokatit Bajrami/ KLP raporton në Kuvend: Nuk duam të nxitohemi, nesër do vendosim nëse do të kemi qëndrim ose jo
Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani po raporton sot para Komisionit të Ligjeve.
Teksa është pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit në Elbasan pak ditë më parë, Bogdani tha se nuk mund të vendosim pa pasur informacion se si ka rrjedhur ngjarja e si është bërë arrestimi.
Më tej ajo deklaroi se nesër do të vendosin nëse do të ketë një qëndrim ose jo pasi nuk duan të nxitohen në vendimmarrje.
“Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën.
Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi.
U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm.
Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo” tha Mirela Bodgani, kryetarja e KLP.
