VIDEO/ Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Gjirokastra ndriçon rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, qyteti i Gjirokastrës, u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrën rozë, simbolin ndërkombëtar të kësaj fushate.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga qyteti i gurtë, teksa shkroi: “Gjirokastra ndriçon rozë”.

Fushata e muajit tetor ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të hershëm, edukimin për shëndetin e gjirit, si dhe mbështetjen ndaj grave dhe vajzave që përballen me këtë sëmundje në mbarë botën.

Ky gjest simbolik është pjesë e një sërë aktivitetesh sensibilizuese që zhvillohen në të gjithë vendin, për të theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si faktorë kyç për shpëtimin e jetës.