Rrefehet italiani që inskenoi vd*kjen në Pukë/ Pecorelli thirrje qeverisë: Mbyllni burgun 313 në Tiranë
Një muaj pasi fitoi lirinë, Davide Pecorelli tregon për qëndrimin e tij në qeli.
Italiani, i cili inskenoi zhdukjen në Pukë, u shpreh se në Shqipëri ishte trajtuar si një kriminel dhe i bëri thirrje qeverisë që të mbyllë burgun 313 për shkak të kushteve të rënda.
Pecorelli thotë se jetesa brenda qelisë ia vështirësoi jetën deri në sëmundje.
Pavarësisht vuajtjeve, ai shprehet se do të heqë dorë nga nënshtetësia italiane për t’u pajisur me atë shqiptare.
Biznesmeni italian arriti të inskenojë vdekjen e tij në Gjegjan të Pukës, duke angazhuar më pas dy skuadra hetimore, shqiptare dhe italiane. Pas disa muajsh u gjet nga autoritetet, por nuk dha një shpjegim bindës për veprimin që kishte kryer.
Shkalla e parë në Shkodër e dënoi me 5 vite, ndërsa Apeli e liroi.
