Përfundon Maratona e Tiranës 2025/ 5100 garues nga 56 shtete, “dominojnë” kenianët

Në orën 09:00 në Tiranë nisi Maratona e Tiranës me mbi 5,600 pjesëmarrës.

Nga Shqipëria dhe 54 shtete të ndryshme nisën sfidën për titullin, ndërsa gara u zhvillua për rreth 5 orë në distancën 42 kilometra, nën masat e sigurisë së policisë.

Në garë nuk mungoi as Ramush Haradinaj, i cili pas 21 kilometra vrapimi u shpreh entuziast për Maratonën.

Nuk munguan as garuesit me aftësi të kufizuara, si dhe një vrapues historik, tashmë mbi 60-vjeçar.

Fituesit e kategorive të ndryshme u vlerësuan me çmimet përkatëse në përfundim të tre kategorive.

Fakt interesant për kategorinë 21 km ishte se në podium u ngjitën shtetas nga Kenia.

Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:

Maratona e plotë (42 km);

Gjysmë-maratona (21 km);

10 km;

Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.

Përfundon Maratona e Tiranës 2025/ 5100 garues nga 56 shtete,