Strategji e re për Pogradecin/ Unioni Turistik Shqiptar me plane për zhvillimin e qytetit liqenor

Unioni Turistik Shqiptar u bashkua në Pogradec për të krijuar një strategji të re për qytetin liqenor.

I anashkaluar prej vitesh, synimi është përfshirja e Pogradecit në ofertat disa ditore për pushuesit vendas dhe të huaj.

Aeroporti i Ohrit shihet si një mundësi e mirë për të lehtësuar udhëtimet, ndërsa Pogradeci vlerësohet si një potencial për t’u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik në Ballkan.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-gusht 2025, në hotelet e Pogradecit janë akomoduar 95,528 persona, prej të cilëve 18,314 turistë të huaj — rreth 6 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.