Panairi në Mat mbledh bashkë komunitetin/ Promovim i turizmit dhe produkteve tradicionale
Fermerë , nxënës dhe banorë në Mat u bënë bashkë në panairin e zhvilluar në sheshin "Ahmet Zogu"
Prodhues dhe njësitë e akomodimit ekspozuan produktet e zonës, ushqime tradicionale dhe punime artizanale
Synimi ishte promovimi I zonës jo vetëm në aspektin turistik, por edhe gastronominë.
“Në këtë panair, djem dhe vajza të rinj, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë, të edukohen dhe të punojnë në bashkinë e Matit. Ideja e bashkisë për ti grupuar ata në festa të tilla është e mrekullueshme. Tashmë Mati po shndërrohet në një pike turistike, falë dhe investimeve të mëdhaja nga qeverisja qendrore, por edhe nga puna e jashtëzakonshme e bashkisë së Matit”, tha deputeti Blendi Klosi.
Vizitorët shijuan panairin dhe u njohën me prodhimet bujqësore e gastronominë e zonës së Matit.
