Aksidentohen tre automjete në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’, lëndohen dy pasagjeret

Një aksident është shënuar pak momente më parë në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’.

Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të lënduara dy pasagjere.

Shtetaset me iniciale J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.