“Liria ka emër”, Rama ndan pamje pas protestës për UÇK-në në sheshin “Skënderbej”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 19:34
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar dy foto në faqen e tij zyrtare në facebook, pas përfundimit të protestës së sotme në përkrahje të krerëve të UÇK-së e mbajtur në Tiranë.
Rama ka zgjedhur një fotografi nga protesta, ku shihet pjesëmarrja masive dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe një fotografi tjetër ku shihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
“Liria ka emër”, ka shkruar Edi Rama në profilin e tij.
Rama vetë s’ka marrë pjesë në protestë, meqë siç ka deklaruar, nuk dëshiron që politizimi ta dëmtojë qëllimin dhe popullaritetin e protestës.
Megjithatë Rama e ka përkrahur organizimin e protestës, gjë për të cilën është falendëruar edhe nga djali i Hashim Thaçit.
