FOTO/ U kapën duke kryer gjueti të paligjshme, arrestohen tre persona në Maliq

Polica ka arrestuar tre persona në Maliq.

Tre personat janë arrestuar nga policia, pasi u kapën në flagranbcë duke kryer gjueti të paligjshme.

Në vendin ku u kapën tre personat u gjet edhe një kafshë e egër, e cila ishte me armë gjahu.

Polica ka sekuestruar një armë gjahu si dhe ka hequr lejen për mbajtjen e saj.
 
Njoftimi i policisë

Plan masash për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve.

U kapën në flagrancë gjatë natës, në Maliq, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas.

Në vendin ku u kapën këta shtetas, u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu. Bllokohet 1 armë gjahu, si dhe hiqet leja për mbajtjen e saj, si pasojë e shkeljes së moratoriumit.

FOTO/ U kapën duke kryer gjueti të paligjshme, arrestohen tre persona