Problematikat e sistemit të drejtësisë/ Karanxha: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, komentoi situatën kushtetuese që lidhet me dekretin e Presidentit për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se çdo vendim për shkelje të Kushtetutës i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

" Neni 90 i Kushtetutës parashikon në mënyrë të qartë mënyrën sesi shkarkohet Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose për kryerjen e një krimi të rëndë.

Propozimi bëhet nga 1/4 e anëtarëve të Kuvendit dhe bëhet propozimi për shkarkim.

Presidenti nëse ka shkelje të paragrafit dy, shkarkohet me 2/3 e Kuvendit.

Vendimi i Kuvendit i çohet për miratim Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo gjykatë e shikon nëse janë rastet ose jo.

Në rastin konkret unë mendoj që jemi në një proçes kushtetues, sepse bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës.

Ne duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse është ose jo i ligjshëm dekreti i Presidentit dhe pastaj është Gjykata Kushtetuese, pra duhet të shprehen organet kushtetuese ose organet kushtetuese gjyqësore dhe më pas shikohet kjo shkelje, a janë rastet e nenit 90 të paragrafit të dytë të Kushtetutës ose jo.

Ne në rastin konkret jemi pëpara një ngjarjeje kushtetuese ose në lëvizjen kushtetuese të rastit të Erion Veliajt. 

Jemi në dijeni që dekreti i Presidentit është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, dhe është caktuar më datë 31 data.

Do jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë nëse ka shkelje ose jo në rastin e Presidentit", u shpreh Karanxha.