Muskurti burg përjetë/ Gjykata e Tiranës jep dënimin maksimal për Arsen Muskurtin

Burg për jëtë ka vendosur gjykata e Tiranës për Arsen Muskurtin përsonin që në vitin 2022 vrau me armë zjarri të vëllain Dritanin dhe kunatën Nora.

Ngjarja sipas hetuesve ndodhi për shkak të zënkave familjare, por sipas autorit krimi erdhi pasi i vëllai i shantazhonte.

Gjykata e Tiranës ka dënuar më burg për jetë për Arsen Muskurtin i cili u shpall fajtor për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij në gusht të vitit 2022.

Sipas prokurorisë, Muskurti ka pranuar se vrasjen e ka kryer për shkak të problematikave të vazhdueshme me të vëllanë, duke e akuzuar se e shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.

Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk janë zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në vrasjën e rëndë.

Sipas dinamikës Arsen Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve “Nora Tours”  në rrugën e Kavajës. Debatoi fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit.

Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me të paktën  5 plumba, ku sipasojë e plagëve humbën  jetën në vend.

Pas arrestimit rreth dy orë pas ngjarjes, Arseni çoi hetuesit në rrugë të gabuar për të gjetur armën e krimit.

Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën.

Po ashtu hetimet zbuluan se Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin ishte hapur edhe një proces gjyqësor.

Ndaj Arsen Muskurtit prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare.