FOTO/ Marshim i shoqatës së të verbërve për Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Sot ka nisur marshimi i Shoqatës së të Verbërve në nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, një iniciativë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara vizuale.

Pjesëmarrësit marshojnë nëpër rrugët kryesore, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve për rëndësinë e mbështetjes së tyre në shoqëri.

Aktiviteti përfshin fjalime sensibilizuese, informim mbi aksesin në shërbime dhe promovimin e barazisë për të gjithë.