EMRI/ "Ku është se do e v..." - Një person kërcënon drejtorin e IMT-së së Tiranës, arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 15:29
Një 61-vjeçar i identifikuar si Leonard Nikolli, është arrestuar pasi gjatë ditës së sotme, ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi.
Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit, teksa ka pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste.
Burime bëjnë me dije se Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion: “Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?”
Raportohet se Nikolli është shprehur se kishte probleme me pronat. Ai bënte përgjegjeës për problemet me pronat drejtuesin e IMT-së.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
