Zgjedhjet lokale/ Përfundon orari zyrtar, mbyllen qendrat e votimit në 38 komuna të Kosovës

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve.

Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 32.85% e qytetarëve.

Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00.

Mediat e Kosovës janë gati të publikojnë exit-pollet.