"Nuk ka lidhje me procesin"/ Të shtënat ne armë pranë qendrës së votimit, kryeprokurori i Prishtinës sqaron ngjarjen: Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 16:50
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka dhënë detaje mbi të shtënat me armë zjarri në një qendër votimi në Komoran.
Duke folur në një deklaratë për mediat, Gashi sqaron se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por sqaron se konflikti erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur disa javë më parë.
“Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal.
Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh.
Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaj, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere.
Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.
