FOTO/ Kapet me sende të paligjshme në makinë, arrestohet shqiptari në Selanik

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore arrestuan në një zonë të Selanikut, një shqiptar 36-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

Konkretisht, në kuadër të kontrolleve të posaçme të kryera nga Departamenti i Ndjekjes së Krimeve me Dënim, 36-vjeçarit iu gjet në posedim një pistoletë me ajër, 103 fishekë metalikë dhe një pako najloni të improvizuar që përmbante kokainë me një peshë bruto prej 2.9 gramësh.

FOTO/ Kapet me sende të paligjshme në makinë, arrestohet

Më konkretisht, sendet e paligjshme u gjetën të fshehura me kujdes në një makinë tip “Smart” në pronësi të të pandehurit, konkretisht nën sediljen e shoferit, në një kuti përkatësisht pranë timonit dhe në vrimën e ajrit të kondicionuar.

I arrestuari është shoqëruar në organin kompetent të prokurorisë.