Aksident në Mitrovicë, ndërron jetë një person dhe lëndohen 4 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 08:17
Një person i moshës 55-vjeçare ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave të ndodhur tek “Liqeni” në Mitrovicë të Jugut.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur, Avni Zahiti zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i cili tha se ngjarja ka ndodhur më 10.10.2025 rreth orës 22:42.
“Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh rreth 55- vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë”- potencoi Zahiti.
