Gati për votime! Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ shpërndan materialet zgjedhore nëpër komuna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 07:57
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor.
Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre.
Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.
