Simiç: Lista Serbe do të ankohet për konstituimin e Kuvendit

Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili tha se e drejta e popullit serb nuk po respektohet.

Simiq më tej tha se Lista Serbe do të ankohet ndaj këtij vendimi të kuvendit. Derisa shtoi se Nenad Rashiq nuk zë vendin e rezervuar për popullin serb.

“Ne si opsioni politik është të jesh absolutisht i vetëdijshëm se Nenad Rashiqin me forcë e bën deputet, dhe tani po e shtynë të bëhet nënkryetar, dhe ai nuk zë vendin e rezervuar për popullin serb, por është vetëm një anëtar tjetër i Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në atë që mediat po raportojnë këto ditë, ai duhet të shkojë në prokurori dhe të japë një deklaratë në lidhje me aferat e raportuara që shfaqen në media si në shqip ashtu edhe në ato serbe, dhe jo te përfaqësoj dikë dhe të zë një vend të rëndësishëm siç është zëvendëskryetar i kuvendit, Ata zgjodhën një njeri, dhe nuk thanë se ai dha dorëheqjen nga pozicioni i ministrit, kështu që keni një situatë paradoksale unike në botë, pra kur Albin Kurti mbështet Nenad Rashiqin, ai mund të jetë njëkohësisht ministër dhe zëvendëskryetar dhe nënkryetar i kuvendit, nuk keni nevojë të jeni jurist që ta kuptoni këtë se kjo është e kundërligjshme. Lista Serbe do të ankohet ndaj këtij vendimi te kuvendit.”, tha Simiq.

Ai ka shtuar se sot Kuvendi zgjodhi “një njeri, që nuk dha dorëheqjen nga pozicioni i ministrit, kështu që kemi një situatë paradoksale unike në botë”.

“Ata zgjodhën një njeri, dhe nuk thanë se ai dha dorëheqjen nga pozicioni i ministrit, kështu që keni një situatë paradoksale unike në botë, pra kur Albin Kurti mbështet Nenad Rashiqin, ai mund të jetë njëkohësisht ministër dhe zëvendëskryetar dhe nënkryetar i kuvendit, nuk keni nevojë të jeni jurist që ta kuptoni këtë se kjo është e kundërligjshme. Lisa Serbe do të ankohet ndaj këtij vendimi te kuvendit. Ne kemi shqyrtuar ligjin e para disa kohe kur kemi thanë se kuvendi nuk është i konstituar, ndërsa ata festuan konstituimin gjithashtu kundërligjshëm. Qytetarët meritojnë institucione funksionale, meritojnë që institucionet të punojnë ne dobi te qytetarëve, por gjithashtu respektimi i të drejtave të popullit serb dhe atë që kërkojmë jo në dëm të askujt, sepse do t’ju kujtoj, ju thashë herën e kaluar se sot po shkelin të drejtat e popullit serb, nesër do të shkelin edhe të drejtat e popullit shqiptar. Nëse nuk mendojnë siç mendon regjimi i Albin Kurtit”, tha ai.

Nëntë deputetët e Listës Serbe, të premten kanë dështuar që të marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë nënkryetar të Kuvendit.

Pas më shumë pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës sot ka konstituar legjislaturën e nëntë me zgjedhjen e deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.