Pajisja me dronë nga Turqia/ Dashevci: Kosova po forcohet në aspektin e sigurisë

Eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë në Ora Neës u shpreh se me pajisjen me dronë nga Turqia, Kosova po forcohet në aspektin e sigurisë.

Dashevci: Kjo do të thotë se Republika e Kosovës po forcohet në aspektin e sigurisë.

Edhe pse kanë ardhur herët, pra janë të mirëseardhura sepse vorbullat e sigurisë janë të tilla.

Ndryshimet globale në aspektin e sigurisë janë të tilla dhe ti marrësh këto mijëra dronë vetëm sa e forcon sigurinë dhe mbrojten në Republikën e Kosovës.

Dhe është lajm i mirë por nuk është i vetmi sepse këtë e shoh vetëm si vazhdë e mbulimit ose e përfundimit të kapaciteteve të plota për FSK në këtë rast, ushtrinë e Kosovës sepse unë besoj se do të vijnë edhe të tjera teknika me vetëm e vetëm që të plotësojnë kapacitetet e plotë të FSK dhe që të jetë mirëfilli një ushtri.

Turqia ka qenë  një ndër shtetet e para që ka pranuar Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran.

Ndihma e Turqisë për Kosovën nuk është ndalur kurrë por ka vazhduar.