VIDEO/ Njerëzit e nëntokës kërkojnë Statusin: Boll u tallët me minatorët

Ish-minatorë, minatorë, dhe banorë të Kurdarisë janë ngritur sot në protestë para Kuvendit. Ata njëzëri kërkojnë statusin e montatorit, një premtim ku i mbetur në sirtar.

Protestuesit me pankarta në duar dhe mesazhe përmes megafonit, kanë parashtruar disa kërkesa në drejtim të qeverisë.

“Boll u tallët me minatorët”, ishte thirrja e tyre përmes megafonit të protestës.

Mes protestuesve është dhe ai i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Një prej minatorëve tha se është e turpshme që një minator vuan për copën e bukës, ndërsa një deputet merr 4 mijë euro.