Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ushtarake të eksplozivëve në Tennessee, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Një shpërthim i madh është raportuar në një fabrikë ushtarake të eksplozivëve në shtetin amerikan Tennessee.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka viktima, por deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se disa persona rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në një fabrikë të kompanisë Accurate Energetic Systems, e vendosur në zonën Bucksnort, pranë qytetit McEwen, rreth një orë në jug të qytetit Nashville.