FOTO/ Violinisti me famë ndërkombëtare Giuseppe Gibboni, koncert në TKOB
Giuseppe Gibboni, një nga violinistët më të spikatur të panoramës ndërkombëtare muzikore, fitues i çmimit Paganini, dha koncert mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtare të Operas e Baletit, me violinën e tij Stradivari të 1734-ës.
Gibboni mrekulloi të pranishmit në TKOB duke luajtur Rimskij Korsakov, Paganini, Rachmaninov e Stravinskij.
Kjo mbrëmje e mrekullueshme artistike në Tiranë, erdhi fill pas pjesëmarrjes së Gibboni-t në dy koncerte me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “La Scala” të Milanos. Gibboni solli virtuozitetin e tij duke interpretuar nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, të drejtuar nga dirigjenti i mirënjohur Sergio Alapont.

Giuseppe Gibboni është një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij. Ai vlerësohet për teknikën brilante, ndjeshmërinë interpretuese dhe pjekurinë artistike që rrallë gjendet në një moshë kaq të re.

Fitues i Çmimit të Parë në Konkursin Ndërkombëtar “Premio Paganini” 2021, ai u bë violinisti i parë italian pas 24 vitesh që fitoi këtë çmim prestigjioz, duke marrë gjithashtu dhe çmimin e publikut dhe dy çmime speciale për interpretimet më të mira të veprave të Paganinit.
Me një virtuozitet që ndërthur pasionin me perfeksionin teknik, Gibboni ka performuar në disa nga skenat më të njohura evropiane, duke u konsideruar si një fenomen i violinës moderne

