Arti shkon tek publiku/ Nis festivali ndërkombëtar i Dancit. Preljocaj: Festival i njerëzve
Në Tiranë çeli siparin edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar të Dancit.
Koreografi i famshëm ndërkombëtar me origjinë shqipatare Angjelin Preljocaj e quajti këtë një “festival të njerëzve”.
Tirana është shndërruar në skenë për festivalin Ndërkombëtar të Dancit që sjell Muzikë. Ritëm. Lëvizje.
Në Qendrën Komunitare “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat, banorët e zonës u bënë pjesë e një eksperience të rrallë artistike.
Grupi Urban i Ndërhyrjeve të Kërcimit i kompanisë prestigjioze “Ballet Preljocaj” solli një shfaqje që bashkoi artin me jetën e përditshme.
Koreografi i njohur Angjelin Preljocaj e quajti këtë një “festival të njerëzve”.
Festivali ndërkombëtar i dancit do të vijojë deri më 25 tetor, me 20 shfaqje, 15 premiera dhe 3 krijime të reja të përgatitura posaçërisht për këtë edicion.
Mbi 10 ngjarje publike falas do të zhvillohen në 11 hapësira të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë trupa nga Franca, Italia, Kosova dhe Shqipëria.
