Shkeli masën e sigurisë “arrest shtëpie”, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Dhërmi, pasi është konstatuar duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, shtetasin S. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflitki për motive të dobëta ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin K. T., 65 vjeç.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ismail Qemali”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
