Blerjet online në rritje/ Tregtia online pas pandemisë, trend në rritje mes shqiptarëve

Blerjet online po rriten gjithnjë e më shumë në Shqipëri.

Qytetarët thonë se kjo i ndihmon të kursejnë kohë, por paralajmërojnë që duhet kujdes me faqet ku porositen produktet.

Ndërkohë, ekspertët i këshillojnë konsumatorët që të tregojnë kujdes ndaj faqeve të pasigurta.

Qytetarët shqiptarë po blejnë gjithnjë e më shumë produkte online.

Ky trend është rritur ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë, dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Disa prej tyre thonë se blerjet online i ndihmojnë të kursejnë kohë, por paralajmërojnë që duhen parë me kujdes faqet ku porositen produktet.

Ka edhe nga ata që nuk blejnë fare, pasi preferojnë të shohin produktin fizikisht përpara se të vendosin.

Erandi Sula, sekretar i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online, thotë se ky treg është në rritje, por ende i kufizuar.

Sula thekson se nëse një qytetar ka problem me një produkt të porositur online, duhet të kontaktojë fillimisht me biznesin.

Në rast se nuk merr zgjidhje nga vetë biznesi, atëherë konsumatori mund t’i drejtohet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Sipas ligjit, të gjitha bizneset që operojnë online duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të kenë NIPT, po pavarësisht kësaj Ekspertët këshillojnë qytetarët që të shohin me kujdes faqet, të lexojnë komentet dhe të kontrollojnë nëse biznesi është i regjistruar.