''Metës iu shkelën të drejtat'', Avokati i Popullit: Arrestimi, agresiv. Debat në komision

Në raportimin para komisioneve parlamentare, avokatja e popullit Erinda Ballanca deklaroi se ish-presidentit Ilir Meta iu shkel dinjiteti njerëzor dhe se përdorimi i forcave speciale gjatë arrestimit ishte i paligjshëm.

Gjatë seancës, ajo kritikoi edhe ndarjen territoriale të miratuar nga mazhoranca, ndërsa tensionet u shtuan pas përplasjes mes Gazment Bardhit dhe socialistëve për vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se Ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta i janë shkelur të drejtat gjatë arrestimit të tij me 21 tetor 2021.

Duke raportuar në komisionet parlamentare Ballanca tha se atij i është shkelur dinjiteti njerëzor dhe se përdorimi i forcave speciale ka qenë i paligjshëm.

Në komision u diskutua edhe situata e gjykatave dhe gjyqeve që zgjasim përtej afateve ligjore, ndërsa avokati i popullit e drejtoj gishtin nga harta territorial duke e kritikuar ndarjen që bëri mazhoranca.

Në komision Gazment Bardhi u përplas me socialistët për rastin e vrasjes së gjykatësit astriut kalaja në sallën e gjyqi.

Ndërkohë, shumica socialiste ka parlajmëruar ashpërsime të ligjeve për armëmbajtjen pa leje pas vrasjes në gjyqtarit.