VIDEO/ Mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama mbërrin në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë për mbledhjen e Kryesisë së PS-së. 

Siç shihet edhe në pamje, Rama futet në seli duke folur në telefon.

Në këtë mbledhje priten diskutime për organizimin politik dhe elektoral në funksion të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025 në gjashtë bashki të vendit.

Gjithashtu në këtë mbledhje priten të jepen porosi të veçanta nga Rama për intensifikimin e punës në terren dhe mobilizimin e strukturave lokale të partisë.

Po ashtu pritet që të kërkohet dhe të urdhërohet angazhimi i plotë i deputetëve që përfaqësojnë zonat ku do të zhvillohen zgjedhjet.

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën.

Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. 

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.

Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. 

Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.