Anila Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 22:24
Gazetarja Anila Hoxha duke folur për vrasjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, tha se kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e punonjësve të drejtësisë.
Teksa përmendi disa nga rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve, Hoxha tha se më e rënda ishte vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ishte në krye të detyrës. Hoxha u shpreh se ka raportuar më parë për këtë situatë, teksa shtoi se Prokuroria nuk ka hetuar.
“Kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e një gjyqtari. Kjo gjë ka ndodhur në Fier, është kërcënuar gjyqtari. Ka ndodhur në Laç. Kallëzimi është bërë por nuk po hetohet nga Prokuroria”, u shpreh ajo.
