Ngjarja e rëndë tek gjykata e Apelit/ Baçi: Tronditje e madhe, asnjë vetëgjyqësi nuk është zgjidhje
Analisti, Agim Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja në gjykatën e Apelit është një tronditje shumë e madhe.
Baçi: Është tronditje shumë e madhe.
Humbja e një jete nmë atë formë.
Është një tronditje shumë e madhe ajo lloj vrasje, humbja e jetës së një gjyqtari.
Shpreh keqardhjen e thellë të humbjes së jetës së gjyqtarit Kalaja.
Po kaq e rëndë është edhe humbja e jetës së atij që e ka mbyllur tashmë dhe ka bërë vetëgjyqësi.
Çdo lloj vetëgjyqësie duhet të na bëjë thirrje ne për të shikuar se pse shkuam në këtë pikë.
Çdo lloj vetëgjyqësie tregon mungesë të qartë të funksionimit të institucioneve.
Njeriu kur shkon në vetëgjyqësi duket që është përballë një zgjidhjeje të vetme që i ka mbetur.
Asnjë vetëgjyqësi nuk është zgjidhje.
