Sulmi ndaj gjyqtarit/ Bushkolaj: Zanafilla e konfliktit ka nisur në 92', autori s'kishte lindur akoma

Gazetari, Elkier Bushkolaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ngjarja e sotme ku u vra gjyqtari në gjykatën e Apelit, është një dështim i institucioneve që kanë përsipër sigurinë në gjykata.

Bushkolaj: Sa i përket reformës në drejtësi është ajo që i ka privuar më shumë se kushdo tjetër qytetarët nga aksesi në sistemin e drejtësisë.

Autori i vrasjes është vetëm 30 vjec, ndërkohë që zanafilla e konfliktit ka nisur në 92’ kur bashkia e Shkodrës me një vendim i hapi rrugë strehimit të 31 familjeve në godinën e një shkolle në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Shkodrës.

Pa lindur fare autori.

Për ironi të fatit edhe gjyqtari ka nisur punë vetëm një vit më pas la nisur karrierën në gjykatën e Shkodrës.

Këto janë probleme të mbartura.

Vijmë tek ngjarja e sotme, një dështim total i institucioneve që kanë përsipër sigurinë në gjykata.

Detektori del qartë që nuk ka punuar.