Ngjarja e rëndë tek gjykata e Apelit/ Gazetari Vatnikaj tregon si nisi konflikti

Gazetari, Edison Vatnikaj  i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News tregoi detaje e konfliktit që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja në gjykatën e Apelit.

Vatnikaj: Në gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit ka pasur një shqyrtim gjyqësor ku si objekt i shqyrtimit ka qenë edhe shfuqizimi i vendimeve të përmbaruesve kundrejt 31 familjeve që jetojnë në lagjen ‘’Skëndrebeg’’ të Shkodrës.

Kur ka filluar seanca ka qenë Gjon Shkëmbi me nipin e tij që sot është autori i ngjarjes i pozicionuar në një krah të ambientit të sallës.

Ndërsa pala tjetër, babë e bir të plagosur kanë qenë përfaqësuesit 31 familjeve.

Nëpërmjet familjes së Gjon Shkëmbit që pretendon e ka marrë regjimi komunist në kohën e diktaturës por pas rënies së regjimit prona i takonte atyre.

Sipas procedurave ato kanë paraqitur disa dokumente që pretendojnë dhe kanë ngritur pretendimin se janë ato pronarë por në fakt bashkia i kishte strehuar këto 31 familje prej kohësh në këtë ambient.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ia ka njohur të drejtën familjes Shkëmbi. Këtu ka nisur kalvari i procesit.