Gjoni: Nuk ka ndodhur as në ’97-n sulm si ky sot te Apeli, dy ministrat duhet të japin dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 21:31
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i PD-së Gjin Gjoni tha se ministri i Drejtësisë dhe ai i Brendshëm duhet të kishin dhënë dorëheqjen, për të dhënë një mesazh se gjërat fillojnë dhe ndryshojnë.
Gjoni: Kam pasur rastin që të jem me të njëjtin trupë gjykuese me të ndjerin. Padyshim se kjo ngjarje është shumë e rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shteti ka rënë në sallën e gjyqit, aty ku ndërtohet një shtet ligjor dhe i drejtësisë. Është një dështim i funksionim të shteti.
Ministri i Drejtësisë dhe ai i Brendshëm duhet të kishin dhënë dorëheqjen, për të dhënë një mesazh se gjërat fillojnë dhe ndryshojnë. Është një akt i paprecedentë dhe nuk ka ndodhur as në vitin 1997 kur nuk ka pasur shtet.
