''Kemi kohë që po punojmë për një program'', Qori: Jam gati për të qeverisur Tiranën si kryebashkiak nëse qytetarët më votojnë

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë në një intervistë në Ora News u shpreh se është gati për të qeverisur Tiranën si kryebashkiak i saj nëse qytetarët do e votojnë.

Qori: Nëse marrin në analizë 34-35 vite pluralizëm që ka në Shqipëri nuk ka pasur kurrë kaq shumë qytetarë  shqiptarë që kërkojnë një alternativë të re të vërtetë, të ndershme dhe vizionare.

E më veçanërisht pastaj qytetarët e Tiranës që tregohet nga të gjitha, edhe rezultatet zgjedhore por edhe matjet e opinionit publik janë akoma edhe më të dëshiruar, edhe më të gatshëm për një ndryshim të tillë.

Për këto arsye por edhe për faktin se Lëvizja Bashkë e merr shumë seriozisht raportin e vet me qytetarët ngado në Shqipëri dhe sigurisht në Tiranë.

Ne kemi vendosur që ta sfidojmë sërish estabilishmentin e vjetër politik.

I sfidojmë sërish partitë e korruptuara, nepotike, në shërbim të oligarkisë që duan të ndryshojnë vetëm emrin në krye të bashkisë së Tiranës pa pasur vullnetin të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes së Tiranës, e sigurisht pa pasur ndërmend që të mos vjedhin siç kanë bërë sa herë që kanë qenë në krye ndaq të administratave lokale, ndaq të administratave qëndore.

Objektivat tanë në këto zgjedhje janë disa.

I kemi komoditetin të kemi disa objektiva.

Sigurisht objektivi maksimal edhe suksesi absolut do të ishte mundësia për ta qeverisur Tiranën si kryebashiak i saj.

Ndaj unë edhe kushdo tjetër në Lëvizjen Bashkë kemi shumë kohë që po punojmë për një program të mirëadministrimit të qytetit.

Unë jam gati nëse qytetarët e Tiranës vendosin shumicë që unë ti qeveris në vitet e ardhshme.

Unë jam gati për ta bërë këtë gjë edhe nga pikëpamja profesionale edhe nga pikëpamja e kapaciteteve, padiskutim nga pikëpamja morale e politike, etj.