Ballesha: Frutat dhe perimet jo si më parë, kanë humbur cilësinë, domatja më e “rrezikuara”
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Esmeralda Ballesha, Përfaqësuese e EIT Food për Shqipërinë tha se ka rënë shumë cilësia e ushqimeve në raport me të shkuarën.
Ballesha: Për mua nuk është çudi, janë shifra që priteshin dhe kanë qenë në vitet më parë. Sigurisht që e kemi më të prekshme, sepse sigurimi i ushqimit, ka probleme veçanërisht, sepse kemi pasur një rritje të madhe të çmimeve. Pastaj kur vjen puna e elementëve që kanë produkteve ushqimore, ato kanë pasur një ndryshim të madh gjatë viteve.
Edhe nëse arrijmë të konsumojmë të gjithë frutat dhe perimet, ato nuk janë më si më parë. Këto produkte për mënyrën se si rriten, nga pesticidet dhe ato që u futet, në një mbiprodhim, kanë humbur vlera. Njëra prej tyre është domatja që ka humbur vlerat sikurse ka qenë më parë.
