Pecnikaj: Fëmijët në vendin tonë të kequshqyer, lidhet edhe me burimin e të ardhurave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 21:48
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ilir Pecnikaj, kimist tha se një raport i fundit i OBSH-së na ka thënë se diku 47% e fëmijëve në vendin tonë janë të pa ushqyer.
Ilir Pecnikaj: E dimë se niveli në ushqyerja në Shqipëri nuk është i pari apo i fundit. Një raport i fundit i OBSH-së na ka thënë se diku 47% e fëmijëve në vendin tonë janë të pa ushqyer, nga të cilët 16% e tyre janë në krizë ushqimore në atë që hanë. Vetëm një ose dy vakte në ditë, dhe kanë vetëm dy lloj ushqimesh. Pjesa tjetër e tyre kanë jo më shumë se 4 lloj ushqimesh në javë. Ne e dimë se në vendin tonë jetojmë në një vend të kequshqyer. Kjo vjen edhe nga burimi i të ardhurave.