Ceko: 40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqime, ka raste ku 68% e racionit është buka

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Enriko Ceko, ekspert i standardeve dhe cilësisë në vendin otnë, 40% shpenzohet për ushqime dhe shqiptarët zënë vendin e parë në Evropë për drithëra.

Ceko: Shifra që përmendet me 32% është varianti më optimist, sepse është diku tek 40%. Në vendin tonë, tek ky 40% që shpenzojmë për ushqime, shqiptarët zënë vendin e parë në Evropë për drithëra. Ka zona në vend që edhe 68% e racionit ushqimor është buka.

Ishte shprehje se dikur hanim bukë me djathë, ndërsa tani do të hamë bukë me foton e djathit. Kur flasim për këtë pjesë të ushqimit, duhet të dallojmë cilësinë, garancinë dhe sigurinë ushqimore. Flasim për standard dhe sa të sigurt jemi ne që nga ushqimi që marrim nuk do të marrim mbetje dhe viruse. Tek garancia, është sa kemi akses tek ushqime në raport me të ardhura për një energji të mjaftueshëm për një aktivitet jetësor.