Bombaj: Nënushqyerja problem shqetësues në Shqipëri, kemi një rënie të cilësisë të ushqimit
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bledina Bombaj, dietologe klinike tha se nënushqyerja është një mungesë në kalori dhe në nevoja ushqimore për mirëqenien dhe funksionin normal të njeriut, që është prezente në vendin tonë.
Bombaj: Këto shifra kanë qenë edhe më parë. Kanë një farë përmirësimi, por mbetet një shqetësim nënushqyerjen, që është ndryshe nga kequshqyerja. Nënushqyerja është një mungesë në kalori dhe në nevoja ushqimore për mirëqenien dhe funksionin normal të njeriut, që është prezente në vendin tonë, më shumë në zonat e thella dhe ku ka një prani varfërie.
Këto të ardhur atë pakta që kanë këto zona dhe në kombinim me mungesën e informacionit, si dhe me kombinimin me ushqimin e stërpërpunuar, që është një ushqim që qaset kollaj, ndoshta ka kamufluan këtë pjesën e nënushqyerjen. Kemi një rënie të cilësisë të ushqimit.
