Siguria në shkolla, Vjerdha: Ky institucion nuk po prodhon më dije, por kronika dh*ne

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare ngriti shqetësimin se shkollat po shndërrohen nga institucione të dijes në hapësira ku dominon frika dhe diskutimi mbi sigurinë.

"Për fat të keq ne po na rikthehet në kujdesë rasti i pak muajve më parë, ku ne e pamë në shkollën "Fan Noli", ku një i ri humbi jetën.

Është po e njëjta kronikë, është po e njëjta ngjarje po ta shohim në zanafillën e saj, nis konflikti brenda institucionit dhe e nxjerrin pastaj jashtë institucionit në një sherr me thika.

Ne jemi larguar drejt diskutimeve mbi cilësinë e arsimit, jemi larguar drejt diskutimeve mbi infrastrukturën në shkolla, jemi larguar drejt diskutimeve të cilat duhet të ishin thelbësore mbi të nxënit, që nxënësit marrin në arsimin parauniversitar dhe jemi kthyer në diskutimet të disa institucioneve që ne i shohim tashmë si institucioone që kanë nevojë për siguri shumë herë më të lartë, diskutojmë për numër psikologësh çështje psikosociale. Diskutojmë mbi elementë kaq bazë të cilat nuk duhet të ishin kryelajmet kur i referohemi institucionit të dijeve.

Po flasim për vende ku brumosen brezat e rinj dhe brezat e rinj që brumosen brenda këtyre institucioneve ne i shohim që për hir të rrethanave dhe kushteve që ne i kemi diskutuar kthehen tashmë në vende ku ne po ndeshemi me viktima", u shpreh Vjerdha.