Partizani-Tirana/ Dominim bardheblu, skuadra e Bordin udhëheq derbin me dy gola

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të çelë javën e gjashtë të Superiores dhe pritet me interes të madh, pavarësisht se të dyja skuadrat ndodhen në një moment të vështirë.

Si Partizani, ashtu edhe Tirana janë aktualisht në zonën e poshtme të renditjes dhe përballja e sotme shihet si një mundësi për të lënë pas krizën.

Te “demat e kuq”, trajneri Milinkoviç ka zgjedhur të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, duke lënë në stol lojtarë titullarë si Buxhelaj, Isgandarli dhe Mehmeti. Në vend të tyre kanë marrë hapësirë Atanaskoski, Qokthi dhe Kote.

Ndërkohë, në krahun tjetër, trajneri Bordin ka vendosur t’i besojë repartin ofensiv Falajes, që do të zëvendësojë Mensah pas dëmtimit që ky i fundit pësoi në derbin me Dinamon.