FOTO+VIDEO/ Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar të Gjimnastikës Ritmike

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar të Gjimnastikës Ritmike, mbajtur në Stamboll.

Në këtë kampionat bëri debutimin e saj me Shqipërinë, Marialena Todheri, e cila garoi në kategorinë pre-junior, bëri të ditur sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

FOTO+VIDEO/ Shqipëria merr pjesë për herë të parë

Marialena garoi me 3 vegla: me top, me rreth dhe birila. Në garimin e saj me birila, Marialena Todheri u rendit e 6-ta në Grupin A dhe në vendin e 12-të në finale.