SPAK dhe Policia zbarkojnë në Durrës dhe Shijak, kontrolle dhe tek “Rrumi”, arrestohet vëllai i Aleksandër Lahos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 09:00
Prokurorët SPAK-ut dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar në orët para të kësaj të enjteje në Durrës, ku po zhvillojnë kontrolle dhe hetime ndaj figurave të njohura të botës së krimit në këtë qytet.
Mes këtyre kontrolleve, mësohet se policia është ndalur dhe në banesen e Aleksandër Lahos, i njohur me emrin ‘Rrumi i Shijakut’.
Burime kanë bërë me dije se në pranga ka rënë Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, ky i fundit i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.
Gjithashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesat e eksponentëve të tjerë të njohur të botës së krimit.
Aktualisht aksioni është duke vijuar, dhe të tjera detaje priten në vijim.

