Padi në SPAK ndaj Rabinit Kaplan/ Goxhaj: Ka të dhëna që ka luftuar në Gaza, ka rekrutuar dhe shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 22:18
Aktivisti, Baki Goxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka të dhëna që Rabini, Kaplan ka luftuar fizikisht në luftën në Gaza si dhe ka kryer krime lufte.
Goxhaj: Të dhënat për zotin Kaplan janë publike.
Të dhënat që ai fizikisht ka luftuar në gjënocidin e Gazës.
Ka qenë periudha e fillimit të luftës, në muajt e parë të gjenocidit.
Aty janë kryer të faktuara krime lufte nga brigada së cilës i ka përkitur zoti Kaplan.
Pastaj i mbetet prokurorisë për të zhbiruar më tej sesa i përfshirë është zoti Kaplan në ato krime që janë provuar aty.
Në dijeninë tonë dhe sipas raportimeve në media, ai gjithashtu ka rekrutuar përveç shtetasve izraelitë që jetonin në Shqipëri në atë kohë, edhe shtetas shqiptarë.
