FAAD kundërshton vendimin e KKDA: Po cënohen rëndë të drejtat e autorëve audiovizualë

“SHOQATA E FILMIT AUDIOVIZUAL. ARTISTIK DHE DOKUMENTAR “F.A.A.D” shpreh indinjatën dhe shqetësimin e saj të thellë për vendimin absurd dhe dashakeqës Nr.3, datë 21 gusht 2025 të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit (KKDA). Vendimi tregon mungesë të plotë njohurish ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe cenon rëndë të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale – regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë – në kuptim të ligjit nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me to” (LDA).

“Ky vendim i KKDA-së bie ndesh me çdo praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk mund të
shfaqet një film vetëm me autorizimin e kompozitorit dhe të hiqen të drejtat e regjisorëve,
skenaristëve e bashkautorëve. FAAD do të përdorë çdo mjet ligjor për të mbrojtur autorët
audiovizualë”.

Shembuj praktikë të vendimit absurd

● Filma në kinema lëvizëse: Regjisorët dhe skenaristët nuk kanë të drejtë shpërblimi,
ndërsa të drejtën e marrin vetëm kompozitorët dhe interpretuesit.

● Transmetime televizive në platforma të ndryshme: Regjisori nuk gëzon të drejtën e
shpërblimit sipas vendimit të KKDA-së.

● Ritransmetimi i veprave audiovizuale: Për dokumentarët dhe filmat e animuar
parashikohet ndarja e të ardhurave 50% mes regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve
me kompozitorët – një praktikë e padëgjuar në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Qëndrimi i FAAD

Ky vendim përbën abuzim me detyrën nga ana e KKDA-së.

FAAD deklaron se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë pezullimin e mbledhjes së të ardhurave nga SUADA, për të mbrojtur të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale.

Shoqata i bën thirrje SUADA-s dhe anëtarëve të saj të mos prekin të ardhurat që u takojnë regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë, pasi çdo përfitim pa shkak do të konsiderohet paligjshmëri.