Islami: Ped*filia nuk njeh kufij, as lidhje gja*u, nevojitet ndërhyrje
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 18:53
Avokati Roland Islami ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku diskutoi për fenomenin shqetësues të pedofilisë dhe mungesën e mekanizmave efektivë për parandalimin e saj në shoqërinë shqiptare.
Gjatë intervistës, Islami theksoi se pedofilia është një problem serioz që nuk kufizohet nga lidhjet familjare apo afërsia e gjakut.
Sipas tij, trajtimi i këtij fenomeni nuk mund të mbetet vetëm në nivelin e ndëshkimit penal, por kërkon ndërhyrje të strukturuar nga shërbimet sociale dhe institucionet përkatëse.
